Pas shumë kohësh duket se Televizioni Klan, i gjendur përballë një sezoni i cili do të ofrojë një program të pasur duket se ka “hequr dorë” nga serialet turke në “prime time” të dielave.
Ndërkohë që së fundmi hapësira e fashës më të ndjekur të televizionit, i ishte dedikuar dedikuar tërësisht serialeve turke, kësaj here Klan ka menduar të vijë me të njejtin zhanër, por me një prodhim shqiptar.
Javë më parë është njoftuar se Ermal Mamaqi rikthehet në Klan me serialin e tij të titulluar “H.O.T”, ndërkohë që televizioni ka njoftuar dhe ditën e premierës, pikërisht ora 20:00 çdo të dielë.
H.O.T me titull të gjatë “Humans of Tirana”, një përfshinë plot intriga, dramë e komedi i cili u prezantua mbrëmjen e së enjtes në ambientet e një hoteli në Tiranë.
Dritan Huqi vjen në serialin hot si bashkëproducent me Ermal Mamaqin, nën regjinë e Bjordi Mezinit. Seriali H.O.T. ka bërë bashkë aktorët si Klea Huta, Jonida Vokshi, Irgen Çela, Megi Pojani, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia dhe Inis Gjoni.
Ndërkohë sidoqoftë pas “H.O.T” nuk është e qartë se cili prodhim do të vijë në orën 21.00 që me shumë gjasa, do të mbetet sërish një prodhim turk.
H.O.T do të fillojë transmetimin në 24 Tetor.