Siç e keni mësuar, emisioni i Mamaqit “6 Ditë pa Ermalin” nuk do të trasmetohet më në platformën televizive “Digitalb”, por në televizionin kombëtar Tv Klan duke nisur prej sezonit të ri televiziv. Alkesander Frangaj, pronari i këtij televizioni i kishte premtuar Mamaqit që emisioni i tij në këtë televizion do të merrte një tjetër dimension, dhe duket se kështu po ndodh. Në një fotografi të postuar në llogaritë e tij sociale Ermali shfaqet me skeonagrin e njohur Italian Gaetano Castelli dhe stafin e tij, ku duket se projekti për skenografinë e re të emisionit është finalizuar, siç mund ta shihni edhe në foto. Me sens humori Ermali shkruan: ”working… Skena e re po ndërtohet. Gaetano Castelli dhe stafi i tij i kanë hak lekët e Sandrit”.
Gaetano Castelli njihet si një ndër bashkëpuntorët më të mirë të Tv Klan, i cili ka realizuar pothuajse të gjitha skeongrafitë e studiove të emisioneve në këtë televizion, po ashtu ka realizuar skenografinë e shumë edicioneve të eventit muzikor “Kënga Magjike”.