Veç muzikës, Elvana Gjata e sprovoi veten pak vite më parë edhe në aktrim, kur erdhi si protagoniste në filmin “Dy gisht mjaltë”, së bashku me Ermal Mamaqin. Mirëpo, së shpejti do të vijë edhe “Dy gisht mjaltë 2”, që është plani i radhës i Ermalit, pas serialit “H.O.T”.
Por çfarë kushtesh ka Elvana për t’’u bërë pjesë e filmave të tij? Në një intervistë për Prive, Ermali ka treguar se kanë hyrë pa kushte, por ka thënë se ajo është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës ose filmave shqiptarë.
“Patjetër që të marrësh Elvanën, në një prodhim, në një projekt të çfarëdo lloji, duhet të jesh shumë i përgatitur, edhe financiarisht”, tha ai duke shtuar se ai e di si janë pagat e aktorëve, dhe se me siguri e garanci tregoi se është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë.
I pyetur për zerot në shifrën e majme, Ermali tha shkurt: “Gjashtë”.
Ermali ka treguar më parë, se patjetër filmi do të rikthehet, edhe pse me mungesa, pas ndarjes nga jeta të aktorit Koço Devole. Për momentin ka nisur transmetimi i serialit “H.O.T”, por siç ai vetë ka treguar, ka edhe dy filma të tjerë në plan, por po pret të hapen kinematë me kapacitet të plotë.