Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka treguar se si është njohur me Amarda Toskën dhe se si e bindit atë për vete që ajo të bëhej gruaja e tij. Mamaqi ka rrëfyer se ajo me moderatoren e njohur ka qenë një dashuri me shikim të parë ndërsa thekson se nuk kishte asgjë për t’i ofruar asaj përveç vetes.Ermali shpjegon se ai është njohur me Amin, në kohën kur ishte aktor i komedisë “Portokalli”. Ndërsa tregon edhe episodin se i premtoi asaj që të bëhej gruaja e tij.
“Në kohën kur jam lidhur me Amin kam qenë një nga aktorët e Portokallisë dhe le ta themi kështu në kuptimin material të fjalës nuk kisha asgjë, nuk kisha as shtëpi as makinë. Ami ishte prezantuesja e Portokallisë, kur unë vendosa që kjo do të jetë gruaja e jetës time kam shkuar i kam bërë një premtim që e kam shumë të qartë që ti je femra me e bukur shqiptare, e di që ke shumë propozime nga njerëz të pasur. Ne e ndërtuam vetë të dy jetën tonë, familjen tonë. Kemi një jetë shumë të lumtur dhe komode, kemi bizneset tona. Jam shumë i lumtur që këtë e bëmë nga zero dhe e bëmë të dy”, thekson Ermal Mamaqi në një intervistë për emisionin ‘Libero’ në ATV.