Pas një periudhe relativisht të gjatë shkëputje marëdhënie me televizionin, Ermal Mamaqi rikthehet përsëri në ekran por tashmë me një serial.
Me titull “H.O.T” seriali mban firmën e Ermal Mamaqit, me bashkëproducent Dritan Huqin, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini.
Ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur se ku do të tranmetohet, Ermali ka publikuar ditën e sotme posterin e serialit ku shfaqet së
bashku me aktorët protagonistë dhe falenderon skenaristen Klaudia Brahimaj, së bashku me Bjordi Mezinin dhe mikun e tij Dritan Huqin, për një histori që të merr frymën teksa bën të ditur se së shpejti do zbulojë edhe në cilin ekran do të shfaqet ky serial.
“HOT Seriali, është një tjetër sukses që jam i sigurtë që do e marrim këtë vjeshtë. Ekipi i yjeve këtë rradhë është ekstrem dhe shumë Hot. Mbas I Love Tropoja, Skenaristja ime e zemrës Klaudia Brahimaj bashkë me Bjordi Mezinin kanë shkruar një Histori që të merr frymën. Këtë rradhë bashkë me mikun tim Dritan Huqi do të prodhojmë këtë projekt që do ju mbajë çdo javë përballë televizionit. Në cilin TV do shfaqet? Do ja u them së shpejti…”-shkruan Ermali.