Para dy ditësh, moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka zhvilluar një nga trajnimet e tij në një ambjent të mbyllur dhe me shumë pjesëmarrës, duke shkelur rregullat anti-Covid.
Këtë mbrëmje ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili deklaroi se Ermal Mamaqi është gjobitur, ndonëse janë miq të mirë.
“Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin, jemi miq. Por ai nuk mund të japë këtë shembull, që u dha shqiptarëve. Nuk mundet për asnjë arsye. Ermali mori gjobën siç e meritonte.”