Drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” rrëfen për jetën e tij dhe peripecitë që ka kaluar.
Mamaqi tregon se doli të shiste në rrugë në moshën 12 vjeçare për të larë borxhet e familjes, pasi të ëmën e pushuan nga puna.
“I thashë mamasë që ti nuk do të punosh në rrugë, por do dal unë të shes.
Fillova në shisja në rrugë gjera të vogla, ndërsa më pas nisa të shisja edhe kafe.
Kisha marrë një vendim për të larë të gjitha borxhet e familjes”, tregon Mamaqi.