Disa ditë më parë, Ermal Mamaqi u vendos në qendër të kritikave në rrjetet sociale, për zhvillimin e një seminari motivues. Eventi i mbajtur në një sallë të mbyllur kinemaje ishte i tejmbushur me njerëz, duke shkelur kështu rregullat e sigurisë për Covid-19.
Për këtë ngjarje reaguan edhe insitucionet përgjegjëse, duke i vendosur gjobë Ermalit dhe ekipit të tij.
Për herë të parë, Ermali ka reaguar sot në rrjetet sociale , ku ka kërkuar ndjesë publike. Ai është shprehur se dendësia e njerëzve në sallë nuk ka qënë më e madhe se në një autobuz. Për më tepër, Ermali, i cili tani është edhe tranier motivues ka argumentuar se falë këtij seminari, të pranishmit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen, paçka se zbatimi i rregullave ështe pikërisht për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre.
“Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit. Më lejoni tju sqaroj që “Trajnimi Mendo Ndrysho” pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.
Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte. E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.
Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.
Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?
Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë. Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare.
Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja! Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.” – ka shkruar Ermali, në profilin e tij në Instagram.