Personazhi i mirënjohur i ekranit shqiptar Ermal Mamaqi publikoi dje në faqen e tij zyrtare të Facebook një foto ku mban në dorë një gjobe të vendosur nga Policia e qarkullimit.
Ajo që vëmë re është se Mamaqi, e ka marrë me sportivitet dhe humor gjobën, duke u dalluar këtu nga personazhet e tjerë të ekranit, të cilët shpesh herë kemi lexuar se i kanë ofenduar me fjale të rënda policët apo disa prej tyre nuk kanë respektuar rregulloren dhe i është pezulluar edhe patenta, duke kujtuar këtu rastin e fundit ku “pre” e policisë rrugore ishte Arjan Cani.
Ermal Mamaqi ka pushtuar publikun virtual me fotot dhe statuset e tij humoristike në faqen e tij zyrtare, duke arritur një numër të madh vizitorësh, ku gjithsesj numerohen 811.641 mije pelqime dhe 109.152 mije fansa jane aktiv në postime.
Kujtojmë që sonte Ermal Mamaqi do të nisë programin e tij më të ri humoristik, 6 Ditë pa Ermalin, i cili do të trasmetohet në oren 22:00 ne T+, ku nje nga personazhet e ftuar do të jetë pikërisht këngetarja e super hiteve Elvana Gjata.