Ermal Mamaqi është një aktorët e humorit, këngëtarët, moderatorët dhe një nga biznesmenët më të sukseshëm.
I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re” në Ora News, ka folur sesi ia ka dalë që të jetë kaq shumë i suksesshëm dhe se si ia del për të menaxhaur kohën e tij.
Ermali është shprehur se mendon vetëm për sukses: “Kam shumë lista. Dhe besoj se të gjithë njerëzit që kanë lista, kanë një objektiv shumë të qartë.”
Për aktorin e njohur të humorit për ta pasur më të thjeshtë për të punuar dhe që të kesh më të qartë shënjestrën, objektivi duhet të ketë tre kritere: “Kur shkruan qëllimet e atyre gjërave që duhet të realizosh edhe i bën ato të arritshme, të kapshme e të qarta, pra objektivi duhet të ketë tre kritere të jetë i qartë, i kapshëm dhe i arritshëm, kështu e ke shumë të thjeshtë të punosh sepse e ke të qartë shënjestrën.”
Ermali shprehet se në këtë mënyrë bëhet një programim i ditës dhe menaxhimi i kohës është më i lehtë.
A është babai i mirë Ermal Mamaqi?
Çdo darkë e vë djalin në gjumë. Kam krijuar një personazh që quhet Kili, i cili një herë bëhet shok me spider man dhe një herë bëhet astronaut.
Fëmija i dytë?
Erdhi në momentin e duhur na bëri shumë të lumtur. Uroj të shkojë mirë”
/Oranews.tv/