Nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH është duke u zhvilluar, teksa është dhënë edhe cmimi i parë i mbrëmjes, për artistin më të mirë debutues aka cmimi për artistët e rinj. Në fakt bëhet fjalë për një artiste, pra këngëtare, me Erma Micin që ka triumfuar në këtë kategori.
Erma merr pjesë në kompeticion me këngën “Kozmosi i Dashurisë”, këngë që është pëlqyer mjaft nga publiku, teksa ishte një prej artisteve të reja që kaloi në natën finale dy netë më parë dhe bëhet kështu pjesë e historisë së Festivalit.
Ky ishte cmimi i parë i mbrëmjes së sotme, teksa do të jepet edhe një cmim karriere, më pas 3 vendet e para të Festivalit, përfshirë edhe Fituesin, por do të përzgjidhet edhe kënga që do të në përfaqësojë në Eurovision.