Gazetarja Erjona Rusi do të vazhdojë të jetë në ekranin e Top Channel deri të shtunën! Po, sepse duke filluar nga kjo javë përveç takimit të përditshëm me Shqipëria Live duke Erjina do të jetë në timonin e emisionit më të ri “S’e luan as Topi”.
Në qendër të këtij formati të ri, i cili na kujton pak a shumë Kontratën e Sonila Meços në Agon Channel do të jenë të ftuarit. Personazhe nga fusha të ndryshme, artistë, politikan, gazetarë, ata që për publikun e gjerë rrallë herë kanë guxuar të ndajnë çdo gjë por që në emisionin e autores Rezi Nika kanë rënë dakord të rrëfejnë diçka të pathënë.
Çdo të shtunë, ora 18:00 në Top Channel.