Erion Ylli është emëruar Zv. Drejtori i televizionit privat më të madh në vend, Top Channel.
Lajmi zyrtar është transmetuar sot nga administrata e Top Channel përmes një email-i.
Për ndjeksit e rregullt të rrjeteve sociale Erion Ylli, nuk është një personazh i panjohur, pasi në profilet e vajzave trashëgimtare të Top Media, ai është gjithmonë i pranishëm tek shfaqet përkrah tyre dhe familjes Hoxha. Ylli ka qenë për një kohë të gjatë shofer i Dritan Hoxhës dhe pas vdekjes së tij ka shërbyer si shofer dhe krahu i djathtë i zonjës Vjollca Hoxha.
Pas emërimit të Vjollca Hoxhës si administratore e televizionit, nisën edhe ndryshimet në administratën e Top Channel, ndryshime të cilat kanë qenë mjaft të diskutuara nga opinioni publik dhe jo vetëm. Emërimi i zëvendësit të saj, është një nga ndryshimet më të rëndësishme në Top Channel, pasi ky rol do të mbulojë edhe prodhimin në televizion.
Pozicionin e Zv Drejtorit në Top Channel më parë, për një periudhë pothuaj 10 vjeçare, e ka mbuluar Skerdi Drenova.