Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 i njohur ndryshe si koronavirusi.
Lajmin e ka dhënë vetë Veliaj përmes një statusi në faqen e tij në Facebook. Ai shprehet se ka rezultuar pozitiv ndaj Sars Covid 2, dhe që nga dita e sotme do të punojë nga shtëpia ndërkohë apelon për respektimin e masave.
STATUSI:
“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.
Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM 🙏🏻❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!
Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! 🙏🏻♥ ”
Veliaj ditët e fundit vazhdimisht ka qënë në kontakt me njerëzit gjatë aktiviteteve të tij nën rolin e Bashkisë së Kryeqytetit./IMA/