Monika Lubonja mbante postin e drejtoreshës së Teatrit të Kukullave por u shkarkua nga kjo detyrë për t’i hapur rrugë një drejtori të ri.
Drejtori i ri është aktori Erion Isai. Ku qendron habia do thoni ju? Javë më parë, aktori Erion Isai u tërhoq nga protesta për Teatrin Kombëtar duke pohuar se protesta është politizuar dhe për këtë arsye nuk proteston më. Por mesa duket, aktori i njohur ka rreshtur së protestuari pasi i është premtuar ky post, jo pak i rëndësishëm.
Erion Isai, më herët është shfaqur krah Elisa Spiropalit në fushtën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme.