Pavarësisht debateve apo takimeve të ndryshme që mund të kenë, Mevlani dhe Ledjana në fund kthehen të dy tek njëri-tjetri dhe për këtë arsye kanë fituar simpatinë e publikut.
Ditën e sotme, është transmetuar takimi i dytë i Ledjanës dhe Erit, ku si fillim u duk se gjërat kishin shkuar vërtetë mirë. Madje ata pranuan se kishin edhe një pëlqim të ndërsjelltë, çka e bëri edhe më interesant takimin e tyre.
Mirëpo, Mevlani “e prishi” shijen e bukur që morëm nga takimi mes Erit dhe Ledjanës, duke ftuar këtë të fundit në kërcim. Dhe siç ju thamë edhe në fillim, Ledjana pranoi menjëherë. Më pak të kënaqurit nga gjithë kjo skenë ishin Eri me Antonelën.
Teksa kjo e fundit e cilësoi si fallcitet gjithë skenën, Eri ishte më i ashpër në reagimin e tij. Ai tha se “i ka vënë vizën” Ledjanës pas këtij veprimi, pasi sipas tij, ishte mungesë respekti që ajo të kërcente me Mevlanin, ditën e takimit me të.
“E humbe respektin që kisha ndaj teje. Të kam vënë vizën. Unë pata një surprizë për një vajzë tjetër dhe nuk e bëra sot, për respekt ndaj saj. Dhe ajo për respekt ndaj meje nuk duhej të pranonte. Në takim më bën mua si xheloze, njeri pa ndjenja”, tha ai.