Eri i Perputhen vazhdon te zbuloje skeneret e emisionit.
Ditën e djeshme ai i ftuar në emisionin “Express Rozë”, ku ka treguar gjithë të vërtetat për emisionin. Ai u shpreh se edhe largimi i tij është përgatitur me skenar, sepse është përplasur shpesh me Olsën.
“Kjo skena e fundit është organizuar posaçërisht për të më hequr mua. Kam marr vesh nga burime të sigurta që kanë thënë gjej një mënyrë për të hequr Erin nga Top Channel, sepse unë jam zënë shumë herë aty brenda, sepse kuptoja filmat e Olsës që ju thërriste gocave dhe çunave që i zgjidhte për takim.
Ajo ka disa që i sjell rrotull dhe ju thotë ‘A do të bëhesh personazh? Atëherë do më bindesh mua’. Ajo mua nuk më ka ndihmuar kurrë, siç ndihmonte të tjerët. Kur fliste ndonjë vajzë për mua i thoshte mos fol për këtë, po do flasësh për këtë, që të bëhej personazh ai tjetri, jo Eri”, u shpreh ish-konkurrenti.
Eri bëri dhe një deklaratë shumë të fortë, teksa tregoi se Ledjana i ka pohuar me gojën e saj se nuk ka ndjenja për Mevlanin dhe se e gjithë historia e tyre është përgatitur me skenar.