Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Xhaminë e Shën Sofisë vetëm disa ditë para se të mbahen lutjet e para të myslimaneve në monumentin e Stambollit që kur u rikthye në një xhami javën e kaluar.
Pas 86 vitesh, të premten më 24 korrik në këtë ndërtesë që më parë ka qenë muze do të falet namazi i xhumasë.
Erdogan qëndroi në Xhaminë e Shën Sofisë rreth një orë ndërsa u informua rreth punimeve të kryera për hapjen nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.
Diyanet, autoriteti fetar i vendit, tha që ikonat e krishtera do të kufizoheshin, mozaikët do të mbuloheshin kur të mbahen lutjet e para.
Në një intervistë për transmetuesin NTV, zëdhënësi i presidentit Ibrahim Kalin, tha se disa mozaikë të Marisë dhe Gabrielit që janë pozicionuar në drejtim të Qiblah, ku myslimanet përballen gjatë namazit, kështu që do të mbulohen me perde.
Gjykata e Lartë në Stamboll ka rrëzuar një dekret të qeverisë të vitit 1934 që e shndërroi Shën Sofinë në muze, duke i hapur rrugën shndërrimit në Xhami, pavarësisht reagimeve kundër nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA.
Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.
Ayasofya… pic.twitter.com/SqXRX3N5WG
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) July 19, 2020