I ftohti dhe era dëmtojnë shumë lëkurën dhe kjo periudhë cilësohet nga dermatologët si më delikatja përsa i përket lëkurës.
Për të evituar skuqjen dhe problemet e tjera është mirë të ndiqni këto këshilla nëse dëshironi të keni një lëkurë të thatë, të butë dhe të hidratuar.
- Kujdes çfarë ushqime konsumoni
Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të dëmtuar e të ashpër nga i ftohti. Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë patate, vezë dhe shparg. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme.
- Përdorni serum
Gjeni një serum të veçantë i cili i përshtatet lëkurës tuaj. Ai do t’ju ndihmojë të eleminoni skuqjen nga i ftohti.
- Bëni maskë të paktën njëher në javë.
Një herë në javë mund të pastroni në thellësi lëkurën dhe ta hidratoni atë me ndihmën e një maske. Në këtë mënyrë ajo do të pastrohet në thellësi dhe lëkura do të vazhdojë të marrë frymë.
- Mos përdorni ujë të ngrohtë
Uji i ngrohtë është i dëmshëm për lëkurën, shmangeni atë sa më shumë.
- Grimi
Mundohuni që të mos përdorni shumë grim gjatë stinës së dimrit. Grimi në një lëkurë të thatë ka gjasa të bëhet si një maskë jo e mirë dhe që mund të plasaritet vende-vende. Gjithashtu përdorni grim që është kundër ujit, për t’i paraprirë kështu ndryshimit të motit.