Erand Sojli, aktori i mirënjohur i ekranit shqiptar, pas spektaklit të Vitit të Ri “Hajt se folim” në TV Klan do të vazhdojë të na argëtoje në sezonin e ri në një tjetër shfaqje. Veterani i “Portokalli” tek braktisi show-n që i dha emër për të qenë pjesë e skenës së vallëzimit të “Dance With Me” dukej se do të qëndronte gjatë nën logon e TV Klan. U fol se në këtë televizion Erandi po përgatiste një show të përjavshëm humori, një projekt i cili nuk dihet në do të finalizohet apo do të mbes thjesht në letër. E sigurt është se aktori i humorit nuk do mund të jetë më pjesë e tij. Burime konfidenciale brenda Vizion Plus raportojnë për IMA se në pasditen e djeshme ai ka nënshkruar një kontrate me këtë televizion për të qenë një nga protagonistët e formatit më të ri Grand Hotel 2xL, spin off i Apartamenti 2XL që pritet të filloj gjatë muajit mars.
Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...