Aktori i njohur i humorit, Erand Sojli, thotë se ka mbetur i shokuar kur ka mësuar në aeroport se njërës prej vajzave të tij i ka skaduar pasaporta, edhe pse në dokument thuhet se dokumenti do skadojë në vitin 2019. Sojli thotë se ka vendosur të ndajë vajzat, ndërkohë që për këtë dramë e mban përgjegjësinë Edi Rama dhe ministri i Brendshem, Saimir Tahiri.
“Edi Drama dhe Tahir Shyqyr… Do te mbani pergjegjsi per dramen e shkaktuar femijeve te mi. Nje pasaporte qe skadon ne 2019 skadoka kur ti teket kryeministrit dhe qeverise. Si qytetar i kesaj republike meritoj te njoftohem personalisht ashtu sic shteti hyn ne llogarite e mia per te rrembyer taksat duhet te me njoftoje kur ma nxjer jashte funksionit pasaporten. Nese ti gabon o shtet cfare duhet te bej une? As Enver Hoxha nuk i k ndare dy femije kur i conte ne internim. Kush ma paguan demin psikologjik te vajzave qe ishin pergatitur te festonin bashke vitin e ri?” “Shteti im. Penalizon pa asnje arsye dhe nuk mban asnje pergjegjesi. Une jam nje qytetar qe nuk shikoj televizor dhe nuk lexoj gazeta. Jam nje prind qe bej te pamunduren per te rritur te lumtur femijet e mi ne vendin qe i ka caktuar Perendia. Bej te pamunduren qe te rris qytetare te denje per te ardhmen. Por a meriton ky shtet te kete qytetar te bindur?????? Kush psikolog do kish aftesine ti spjegoje vajzave te mia mekanizmin e funksionimit te ligjit kur lugjerisht me fakte mban ne dore nje psaporte qe skadon ne 2019????? Perse nuk lajmerohemi personalisht ashtu sic pergjigjemi penalisht edhe per mospagim taksash dhe per moskallzim krimi. A ka bere shteti im sot krim duke ndare motrat me njera tjetren??? Mund te bejme pasaporte tjeter po tronditjen dhe lotet e dy femijeve kush i paguan? Kush do na cdemtoje? “Nuk e kuptoj pse mua?”,-thote Sonja”
Marre nga Balkanweb