Eraldo Rexho njihet si gazetari i cili “e ka mirë me të gjithë”, duke qenë se ka bashkëpunuar ose vazhdon ende punon me pothuajse të gjithë personazhet e njohur të showbizi-it. Megjithatë duket se edhe ai ka hatërmbetje me disa prej vip-ave shqiptarë dhe këtë e ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush Luan”.
Gjatë programit, nisur nga marrëdhënia që ai ka me personzhet, Eraldo u quajt edhe si “’Kisha’ ku falen Vipat”, por gjithsesi gjatë sfidës “Ndaje ose haje” ai u vendos para një pyetje të vështirë. Gazetari i njohur duhet të tregonte emrin e një personazhi publik shqiptar me të cilin nuk flet më me gojë. Shumë prej nesh mund të mendoin që nuk ekziston, por ai ka zbuluar se ajo me të cilën nuk flet është këngëtarja Enca. Shkaqet gjithsesi nuk i bëri të ditura.
Po ashtu ai zbuloi gjatë emisionit se një tjetër personazh që i ka bërë “unfollow” është Xhensila Myrtezaj, edhe pse nuk tregoi si ishte marrëdhënia e tyre. Ndërkohë nëse keni lexuar në media të ndryshme këtë ditë për “sherrin” e tij me Beatrix Ramosajn, në fakt kjo ka qenë pjesë e sfidës së telefonit në “Shiko Kush Luan”, ku ishin pjesë gazetari dhe këngëtatarja. Përtej kësaj nuk ka asnjë sherr apo hatërmbetje mes tyre dhe këtë e treguan edhe gjatë programit.