Televizioni Publik Shqiptar tashmë dita ditës po na suprizon me programet e reja që po sjell në rrjetin e kanaleve të tij. Pas emisioneve të Politikës dhe Talk Show-ve, një program tjetër i zhanrit showbizz do të vij nën logon e medias së vetme publike në vend.
“Lartë e Poshtë”, do të jetë emisioni më i ri gossip i cili do të startojë së shpejti në rrjetin e RTSH duke sjellë një format të ri i munguar prej disa vitesh duke pasuar “Gjithçka Shqip”, ku pjesë e produksionit ka qënë edhe IMAlbania.com
Formati do të jetë në bashkpunim me “Who”, nën drejtimin e Eraldo Rexhos, i cili pas punës si skenarist dhe gazetar do të provojë veten edhe në moderim.
“Lartë e Poshtë” do të startojë së afërmi në RTSH./imalbania.com/