Era Istrefi duket se ka rënë pre e një mashtrimi ditët e fundit. Gazeta “Reportori” ka mësuar se një 45-vjeçar i është paraqitur Erës si polic, ndërkohë që nuk punonte si i tillë.
Thuhet se ngjarja ka ndodhur para 6 ditësh, rreth orës 21:00, kur personi në fjalë e ka ndaluar artisten në rrugë. 45-vjeçari i është paraqitur si polic dhe e ka përcjellë deri në lagjen “Marigona Residence”. Më pas ky person është larguar pa gjurmë, por më vonë është identifikuar nga policia dhe është arrestuar dje.
Mësohet se personi i arrestuar, që ka mashtruar Erën, quhet Bujar Shala. Deri më tani Istrefi nuk ka reaguar për ngjarjen dhe nuk dihen detaje të tjera në lidhje me të.
Ndërkohë para 1 jave, Era njoftoi se ishte bërë rezidente në Britaninë e Madhe. Këngëtarja ka publikuar në Instagram, një foto të saj nga një dhomë gjumi dhe përkrah saj shkroi: “Sapo mora rezidencën”.
https://www.instagram.com/p/CGiphuqDpJj/?utm_source=ig_web_copy_link