Rruga e vështirë që të çon në pikën më të lartë në Pllanë, nuk i ka penguar grupet teknike për të ngritur këtë kryevepër të transmetimeve digjitale që ofron sinjale të fuqshme Full High Definition.Prej këtej me ndezjen transmetuesit të 42- të të RTSH në Shqipëri, sinjali digjital i Radiotelevizionit Publik Shqiptar era digjitale shpërndahet në Lezhë, Fushë – Milot, Milot, Laç dhe gjithë fshatrat e ultësirës perendimore.
E vendosur në një pikë strategjike antena bën të mundur përhapjen e sinjalit deri në Bregdetin e Shëngjinit, i cili sapo ka nisur sezonin e tij turistik veror.
Në qytetin e Lezhës sinjali i ri i RTSH konsiderohet një dhuratë në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit. Qyteti i cili ka jetuar dhe jeton jo pak me futbollin, ka nisur përgatitjet. Biznese të ndryshme dhe lokalet janë kthyer në vende ku tifozeria pritet të shpërthejë gjatë një muaji.
Bashkia e qytetit do të instalojë ekrane gjigandë dhe instalacione videoprojektorësh që përmes sinjalit të RTSH tu ofrojë qytetarëve lezhjanë ndeshjet emocionuese të futbollit të Rusia 2018.
Situata e ngjashme është edhe në Laç. Banorët e tij të pyetur për sinjalin që ofron tani RTSH thonë se paketa e digjitale me kanalet e larmishme është bërë mjaft tërheqëse dhe argëtuese për ta.
Në të gjithë territorin e Kurbinit, me ndezjen e dy antenave të reja RTSH është rikthyer fuqimisht, tashme edhe me paketën digjitale e cila pasurohet vazhdimisht.
https://youtu.be/Klu-MVk1ZU0