Filmi i pestë i “Epoka e Akullnajave” është një projekt i vendosur tashmë. Ai do të quhet “Ice Age: Collision Course” (Kursi i Ndëshkimit) , kështu ka bërë të ditur gjigandi i produksionit Fox, i cili ka nxituar t’ia kaloi kompanisë Sony e cila, do të prezontoi së shpejti filmin e radhës per “Ghostbusters”
22 Korriku i 2016-ës, do të jetë dita e premierës së filmit të radhës, i cili parashikohet të këtë mjaft shikueshmëri. Por ende nuk ka një percaktim se cfarë historie do të sjellë “Kursi i Ndëshkimit”. Epoka e Akullnajave ka qënë në vite dhe vazhdon të jetë një film për të gjitha grupmoshat.
Vitet e mëparshme, realizimi i filmit të 4, arriti të arkëtoj në rang ndërkombëtar rreth 2.8 Bilion $.
IMA / J. Kasaj