ë 28 vite karrierë, dyshja franceze, që të paktën prej vitit 2001 karakterizohet me veshjen tipike të astronautëve, ka qenë protagoniste e disa albumeve tejet të suksesshëm, duke i dhënë tjetër peshë kësaj rryme muzikore.
Patën sukses të menjëhershëm me këngë si The New Wave dhe veçanërisht Da Funk, e cila u vlerësua dhe u përdor nga grupe të ndryshme dhe ikonike si Chemical Brothers.
Ishte fillimi i një karriere gjithmonë e në ngjitje, nga Albumi Discovery i vitit 2001 te këngë si Harder, Better, Faster, Stronger, me të cilën fitojnë një Grammy Award.
Majën e suksesit si dhe për performancën e tyre në diskotekat e mbarë botës, e kanë në vitin 2013, me albumin Random Access Memories, ku veçohet hiti botëror Get Lucky, një nga këngët më të dëgjuara të dekadës.
Dyshja elektronike franceze enigmatike, pseudo-anonime, retro-futuriste Daft Punk , ka njoftuar sot ndarjen në një formë klasike me një video në YouTube të quajtur “Epilog”.