Saimiri u shpreh i zhgënjyer për largimin e Enxhëllit nga “Love Story” javën e kaluar. Konkurrentja nga Gjirokastra u shpreh se pas presionit nga familja dhe fakti që ka dalë shpeshherë nga vetja, kishte vendosur të largohej.
Por sot Enxhëll është rikthyer në program me një video surprizë për Saimirin. Mes lotësh ajo lexoi një letër ku tregoi se atë puntatë e pushtuan emocionet dhe kërkoi që të rikthehet sërish në garë.
“Saimiri i dashur! Si je? Kam shkruar një letër për ty. Letrat nuk dalin kurrë nga moda, si letrat e dashurisë tek filmi “The Notebook”. Nuk është thjesht xhelozi e një vajze për një vajzë tjetër. E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura. Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që kam kaluar në Love Story. Dy javë më parë nuk u tregova e fortë. I lashë emocionet që të më dominonin. Unë dua përsëri t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë. Faleminderit të gjithve dhe publikut që më ka përkrahur. Sido të shkojë, nuk do të kem pengje sepse unë e provova”, shkruante Enxhëll.
Tani i mbetet Saimirit të vendosë nëse do e rikthejë në garë Enxhëllin!