Eno Popi i është rikthyer ekranit këtë sezon të ri televiziv, si pjesë e projektit “Dancing With the Stars”, në krah të Bora Zemanit në prezantim.
Nuk do të jetë vetëm në skenën e “Dancing With the Stars”, zbulohet bashkëprezantuesi i Bora Zemanit
E megjithatë në një intervistë për “Wake Up” pak ditë më parë, moderatori zbuloi se ai do të ishte në drejtimin edhe të një tjetër formati në Top Channel, që ka të bëjë me sipërmarrjet e të rinjve, lajm që Popi e ka rikonfirmuar sërish sot, me anë të një postimi në Instagram.
Jo vetëm kaq, Eno po ashtu ka zbuluar emrin e programit, “StarTop”, e ngjashme me “startup”, në linjë me atë çfarë dimë deri tani nga emisioni. Po ashtu togfjalëshi “coming soon” tregon që projekti do të nisë së shpejti, ndërsa pritet që gazetari të zbulojë më shumë detaje në ditët në vijim.