Eno Popi i ka munguar publikut për një periudhë kohore të konsiderueshme. Edhe pse drejton programin “Social Dilema” në Top Albania Radio, Eno nuk ishte i përfshirë në programacionin e Top Channel, duke i munguar publikut.
Mirëpo, ditën e sotme tek “Ftesë në 5”, Eno më në fund dha lajmin e mirë për fansat e tij. Ditën e nesërme, Eno do të fillojë programin e tij të ri, të titulluar “Kandidati”. Programi në fjalë ka në fokus politikanët, duke trajtuar profilin e punës, profilin personal, projektin politik, objektivat dhe ndryshimin që çdo kandidat ka në fokus për elektoratin e tij.