“Big Brother Albania” po vjen me edicionin e tij të tetë në ekranin e “Top Channel”. Së bashku me risitë që produksioni po përgatit për edicionin e ri, po kërkohet një prezantues adapt për këtë program pas largimit të moderatores tradicionale të këtij reality show për shtatë vjet radhazi, Arbana Osmani.
Javë më parë në “IMA” kemi publikuar një artikull me disa emra pretendentësh që mund të prezantojnë edicionin e ri të “Big Brother”. Ndër to janë Albana Osmani, Ledion Liço dhe moderatorja e re e “E Diell”, Ornela Bregu. Tashmë iu zbulojmë një tjetër emër pretendent për të marrë timonin e reality show-t më të suksesshëm të “Endemol” në ekranet shqiptare, “Big Brother”. Flitet në formën e thashethemit se këtë edicion mund ta prezantoj Eno Popi, një tjetër emër i njohur i “Top Media”. Aktualisht Eno është i angazhuar me dy programe të tjera në “Top Channel”, çdo të martë me game show-n “100 Milion” dhe mëngjeseve me programin “Wake Up”. Edhe më parë Eno ka qenë i angazhuar në “Big Brother” ku në klubin e fansave ka qenë prezantues i talk show-t.
Gjithsesi ky lajm vazhdon të jetë në formën e thashethemit dhe mundësia për të parë edhe emra të tjerë në spektakël është e mundshme. Në këtë edicion të ri po shikohet një përzgjedhje e produksionit për moderator vetëm brenda mureve të “Top Media” dhe në fakt nuk është aspak çudi. Nga ana tjetër Arbana Osmani është në qiellin e shtatë, në pritje të fëmijës së saj të parë dhe i është dedikuar përkujdesit 24 orë gjatë shtatëzanisë. Megjithatë kjo lumturi e natyrës për Arbanën, ka hapur shumë ujëra për produksionin e “Big Brother” dhe me mungesën e saj realisht vihet edhe në dyshim suksesi, duke ditur se sa është e pëlqyer Arbana nga fansat.
IMA / S. Dema
sa mire qe eshte larguar