Eno Popi është gazetari i njohur që e ka nisur karrierën e tij në “Top Channel” prej vitesh, teksa është bërë pjesë e medias kur ishte në moshën 15 vjeçare.
Ai ishte i ftuar ditën e sotme në programin “Ëndërrtjerrësit”, emision i cili ka kryefjalë nostalgjinë, ku të gjithë pjestarët e “Top Channel” rikujtojnë të gjithë momentet e kujtimet që nga nisja e karrierës së tyre.
Kështu, Eno ka rikujtuar episodet e para të emisionit “Top Select”, ku karakterizohej nga energjia e madhe dhe pozitiviteti që shfaqte së bashku me moderatoren Arbana Osmani.
Mes të qeshurash, ai tha se sipas tij, të gjithë mediat në atë kohë kishin nevojë për të rinj plot energji dhe fëmijë “të çmendur” për të gjallëruar sa më shumë emisionet dhe televizionin e asaj periudhe.
“Ligjërisht nuk lejohej, por pasionarisht në gazetari në ato vite, midis adoleshencës pas adoleshencës dhe rinisë së hershme që futeshin në media, ata kishin nevojë për të rinj që kishin energji dhe kalamaj që ishin të çmendur. Me Arbanën krijuam episodet e para të ‘Top Select’-it, se dhe të kenë qenë të tmerrshme shpresoj mos t’i transmetojnë. Do doja të kishte rënë një zjarr, por më mirë që janë”, rrëfeu ai.