Në Top Channel, vazhdojnë ndryshimet.
Burime të dritare.net thanë se programi i mëngjesit Wake up, që është prezantuar prej Mira Kazhanit dhe Eno Popit sezonin e shkuar, këtë sezon do të jete ndryshe.
Ne vend të Kazhanit do të vijë Isli Islami i lajmeve në Tch, që bashkë me Eno Popin do të jenë fytyrat dhe autorët e këtij programi. Mesa duket ka qenë Eno, i cili e ka drejtuar dikur programin, bashkë më Ledion Licon, që propozoi këtë zgjidhje.
Isli, tani do të shkëputet tërësisht nga lajmet për të bashkëdrejtuar një program impenjativ informues.