Enki Bracaj është gazetarja e “Aldo Morning Show”, e cila pas dy vitesh e gjysmë po përgatitet për një game-show në televizion, ku djem e vajza të paekspozuar do të luajnë bukur.
Për “Panorama Plus”, ajo rrëfen detaje nga projekti i ri në televizion.
“Oh, do të jetë shumë i bukur, ku në qendër do të ketë lojërat dhe sfidat e ndryshme, pasi është një “game show”, ku publiku do të kënaqet duke e ndjekur. Unë nuk do të futem në garë me askënd. Ky format i imi nuk do të ketë personazhe publike, që luajnë ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani, por do të jenë vajza dhe djem të paekspozuar më parë në ekran”, tregon ajo.
Ajo gjithashtu ka folur dhe për kanalin e saj në Youtube ku ka trajtuar fenomene të ndryshme, si vajzat që duan të bëhen të pasur pa punuar asnjëherë në jetë apo dhe për tradhëtitë në çift.
“Sa për fenomene, ka sa të duash. Që te tradhtitë bashkëshortore, që janë shtuar shumë kohët e fundit (në vlogun tim për shembull, përveçse fenomenit, do jepja mendimin e Enkit dhe për 3 ose më shumë personazhe). Duke vazhduar te disa vajza që duan “rich life” pa punuar asnjë ditë, e deri te djemtë që herë pas here bëhen më keq se vajzat. Dhe shumë e shumë të tjera fenomene si këto”, tregon Enki.