Moderatorja e njohur Enkeleida Zeko, pas shumë debatesh që në kohën e botërorit “Brasil 2014”, më në fund lë ekranin publik “RTSH” për të vazhduar karrierën në një ekran tjetër televiziv, me projekte të reja televizive.
Tani e në vazhdim Enkeleida Zekon do të kemi mundësi ta shohim në ekranin e “News 24”, me një program të ri sportiv. Programi është titulluar “Fair Play” dhe do të jetë një hapësirë kushtuar të gjitha llojeve të sportit, dhe në veçanti futbollit.
Enkeleida këtë verë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve me drejtorët e “RTSH”. Që me fillimin e botërorit të futbollit, ku në mënyrë aspak të drejtë u hoq nga programet maraton kushtuar këtij eventi. Ajo disa herë ka publikuar artikuj mbi të vërtetat e hidhura që shoqërojnë “RTSH-në” në çdo hallk të saj.
IMA / S. Dema