I fortë ka qënë reagimi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook i gazetarit dhe moderatorit Enkel Demi ndaj Televizionit Publik Shqiptar. Sipas tij, ditën e sotme është bërë një shkurtim mjaft i madh i emisionit të tij, si nga ana financiare dhe e stafit.
Enkel Demi shprehet se tashmë “Shih Programin” që ai drejton nuk do të këtë më asnjë gazetar, redaksi dhe asnjë bandë ku i vetmi që ka mbetur me stafin e tij është skenaristi të cilit i është ulur dhe pagesa e rrogës nga Televizioni Publik Shqiptar. Sipas Demit, duke punuar kështu si bordi, ashtu dhe Këshilli Drejtues kontribuojnë që të rrënohet publiku dhe të vazhdojë rrena e audiencës së privatit. Më poshtë gjendet edhe deklarata e tij e plotë.