Fitorja e Kenga Magjike me sa duket i ka sjellë fat këngëtares Besa, të cilën këtë fund vit do e shohim edhe në një tjetër rol, atë të prezantueses të edicionit të 52 të Festivalit të Këngës në RTSH. Besa është ftuar nga Drejtori i Festivalit Petri Beci për të qënë në krah të Enkel Demit i cili është rikonfirmuar si prezantuesi i këtij evenimenti të rëndesishëm të muzikës shqiptare.
Lajmi është bërë zyrtar për IMA nga burime të sigurta të RTSH por stafi ynë për të qënë edhe më i saktë, kontaktoi me Z. Andri Xhahu, koordinator i festivalit për mediat, i cili na raportoi që Enkel Demit është një nga emrat pretendent për prezantuesin, emri i të cilit do të bëhet publik nga stafi organizator në ditët në vazhdim.