“Incdenti” i gazetarit të ABC News, Eni Shehu ku gjatë emisionit Summer Edition i dolën paksa më shumë se ç’duhej të pasmet e tij ka bërë xhiron e mediave online ditën e djeshme. Portalet online kanë shfrytëzuar mësëmiri “zhveshjen” e gazetarit për të thithur sa më shumë klikime.
Eni Shehu i ABC News i “nxjerr në shesh” para Metës dhe Thaçit! | VIDEO
Por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje vetë Enit, përveçse raportimit të një situate më shumë qesharake se sa serioze, ka qenë pikërisht përcjellja e këtij momenti nga portali Newsbomb duke reaguar menjëherë me nje postim drejtuar kryeredaktores Anila Basha, me tone asapk dashamirëse.
“Ky eshte posti im ne IG, qe zonja Anila Basha e vodhi dhe e beri lajm tek pacaërrja vete. Ironia qe une shoqeroj foton eshte e qarte dhe vetem nje qorr ose injorant mund mos ta kuptoje. Kjo zonja e medias qe me sa duket s’ka per te be naiher hajer ne profesion, i futi dhe ca komente fshatareske a thua se “incidenti” u transmetua pa deshiren time. Kjo, pervecse cektesi tregon dhe fshataresine e nje gruaje qe endet studiove dhe redaksive te gazetave prej me shume se nje dekade dhe akoma s’ka kuptuar truket e ketij profesioni. Cheers lady.”
Pas këtij statusi mbetet të presim në do të ketë një reagim nga Newsbomb apo nga vetë kryeredaktorja Anila Basha.