Rubrika e famshme televizive e Eni Çobanit tek E Diela Shqiptare është një ndër hapsirat televizive më të ndjekura dhe më të dashura për publikun. Por, gjithashtu jo pak herë kjo rubrikë me në krye Eni Çobanin dhe Ardit Gjebrean, është akuzuar se mashtron publikun me histori të sajuara dhe aktorë të paguar për të sjellë në ekran histori trilluese. Por si qëndron e vërteta? – Për herë të parë vetë Eni Çobani ka folur publikisht rreth këtyre akuzave në emisionin e Dasarës. Eni ka pohuar se tek “Shihemi në gjyq” ka pasur aktorë, por kjo ka ndodhur shumë kohë më parë pasi siç thotë Eni Çobani, ka qenë e vështirë në fillimet e “Shihemi në gjyq” t’i nxirrnin shqiptarët nga shtëpia, prandaj u ështe dashur të gjenin edhe aktore, por tashmë shqiptarët janë ndërgjegjësuar thotë juristja e njohur Eni Çobani.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...