Pasi njoftoi prezencën e tij si një ndër aktorët e serialit të ATV, “Yeter”, i cili ka filluar transmetimin në Turqi disa muaj më parë, Engin Akyrek, do të jetë pjesë e casti-t të një prej serialeve më të përfolur të momentit, i cili në vendet shqipfolësë deri tani do të transmetohet në RTV21 dhe TV21, “Kosem Sultan”.
I njohur për shqiptarët për herë të parë në serialin “Fatmagyl”, Engini do të performojë rolin e Sulltan Ahmedit, në sezonin e dyte të serialit “Kosem Sultan” ose ndryshe në Shqip, “Sulltanesha Kosem”.
Engin Akyrek është ndër aktorët më të mirë të momentit vitet e fundit, ku seriali më i suksesshëm deri tani ka qënë ai në “Diamant dhe Dashuri” i cili arriti shikueshmëri rekord në vendet që transmetohej.