Omeri, i njohur gjerësisht nga shqiptarët me këtë emër për shkak të rolit të tij si protagonist kryesor në serialin “Diamant dhe Dashuri”, Engin Akyürek, i cili ishte i nominuar për të fituar disa kategori në Emmy Awards, kësaj rradhe nuk ia doli të rrëmbejë një trofe.
Së bashku me Tuba Byukustun, ata ishin të pranishëm në mbrëmjen e Çmimeve Emmy në New York, ku përfaqësonin edhe serialin “Dimant dhe Dashuri , i cili fitoi simpatinë e shumë shikuesve nga mbarë bota, por jo pëlqimin e jurisë së eventit kinematografik.
Engin Akyurek është një nga aktorët më të mirë dhe më të përfolur të momentit, dhe një nga meshkujt më “hot” të Turqisë ku padyshim edhe në New York nuk ka arritur ti shpëtojë fansave.
InfoMediaAlbania