Seriali “Diamant dhe Dashuri” mesa duket është bërë një fatsjellës për të gjithë aktorët e tij. Pas suksesit të padiskutueshëm të Tuba Buyukustun e cila mori titullin “Aktorja më e Mirë” në çmimet “Giuseppe Spiaccia”, një tjetër protagonist i serialit është kanditat për një çmim tepër të rëndësishëm.
Është pikërisht Engin Akyurek, i njohur gjerësisht nga publiku shqiptar me emrin Omer, i cili është nominuar për çmimet Emmy, në rreth 10 kategori ku do të jetë në një sfidë midis 40 të nominuarish nga 19 shtete nga mbarë bota.
Çmimet Emmy janë një ndër eventet më të rëndësishme të kinematografisë botërore, ku çdo vit vlersohen me qindra aktorë dhe regjisorë të famshëm nga gjithë globi. Nata e ndarjes së çmimeve do mbahet mbrëmjen e 27 Nëntorit (Ora Amerikane) në New York.
IMA/J.Kasaj