Ndonëse prej disa muajsh qarkullojnë lajmet se ky sezon i ri i Top Channel nis me ndryshime të mëdha, shumë prej lajmeve nuk janë konfirmuar apo komentuar nga drejtuesit. I tillë ishte dhe lajmi për ndryshimin e moderatorëve të spektaklit të humorit “Portokalli”.
Menjëherë pas publikimit të njoftimit se “Portokalli” kërkonte moderatorë, aktorë, lindën dhe dyshimet për largimin e njërit prej moderatorëve aktualë. Mirëpo këtij dyshimi Eneda Tarifa i’u përgjigj: “Ndodh çdo vit që drejtuesit gjatë stinës së verës bëjnë audicione për të marrë emra dhe figura të reja. Kërkojnë skenaristë, emra të rinj që aspirojnë në fushën e humorit, moderatore. Edhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë. Po kërkohen emra për një ‘show’ të ri që pritet të nisë së shpejti në ‘Top Chanel’. Do të jetë një hapësirë e humorit, paralel me ‘Portokallinë’”
Ndërkohë, ditën e premtes, burimë të brendshme pranë “Top Channel” kanë konfirmuar ekskluzivisht për Anabel.al se Eneda Tarifa nuk do jetë më pjesë e spektaklit. Ndërkohë që vendimi për Enedën është marrë nga drejtuesit, përsa i përket dy prezantuesve të tjerë, Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit, ende nuk ka asnjë informacion.