Këngëtarja dhe prezantuesja Eneda Tarifa është duke u pergatitur ditët e fundit për rikthmin e saj në televizion, sërisht si moderatore e sezonit të ri të show-t të humorit Portokalli që fillon transmetimin këtë diel. Studio dhe zyrat e programit janë zhvendosur tashmë në ambjentet e reja të Top Channel, pikërisht pranë fshatit Kashar.
Ky fakt mesa duket nuk e ka entuziasmuar dhe aq këngetaren bukuroshe, e cila në ditën e fundit të punës në zyrat e vjetra të Top Channel ka postuar një foto në profilin e saj në instagram ku shkruan se do ti mungojnë ambientet prane bllokut.