Fotografi i njohur Endrit Mërtiri ishte një ndër të ftuarit e puntatës së mbrëmjes së djeshme në spektaklin “Shiko Kush LUAN” .
Gjatë sfidës “Ndaje ose haje” Mërtiri u vendos para një pyetjeje, le të themi të vështirë, ku duhet të tregonte shifrën më të lartë dhe atë më të ulët që ka marrë nga një set fotografik.
Endriti nuk nguroi që të përgjigjet, duke zbuluar se shifra më e ulët ishte 50 mijë lek të vjetra, ndërsa pagesa më e lartë që ka marrë është 200.000 dollarë.
Diferenca e madhe mes shifrave na bën përshtypje edhe ne, po ashtu edhe fakti që bëri kurioz Rezart Veleshnjan në studion e programit, i cili e pyeti Mërtirin nëse u pagua kaq vetëm për një shkrepje apo disa. Fotografi i tha sigurisht se kjo ishte pagesa për një set, jo vetëm një foto.