Ish kryetarja e AMA-s Endira Bushati, ka reaguar me nje status ne profilin e saj ne facebook, pas zgjedhjes se kryetarit te ri Gentian Sala me akuza te renda kundrejt qeverise Rama.
Të dashur miq,
Publiku, rrallë e mëson të vërtetën deri në fund!
Zgjedhja e Kreut të AMAs është shfaqja më e vërtetë dhe njëkohësisht e shëmtuar e kapjes së shtetit nga Mafia Mediatike!
Mafia Mediatike kishte urdhëruar Ramën në shtatorin e 2013 që në krye të AMAs të vinte njeriun e vet, Gentian Salaj, person që kishte punuar për shumë vite drejtor në Digitalb.
Mafia urdhëron Ramën, Rama Pezën!
Paaftësia e Pezës prodhon 2 amendamente ligjore dhe “të famshmen” Memo 3, me qëllimin e vetëm për të hequr Endira Bushatin si kryetare e AMAs.
Për shkak se ligji përcakton të drejtën e opozitës për të përjashtuar kandidatë gjatë procesit dhe kur opozita e kishte bërë të ditur qëndrumin e saj, kreu i ri i AMAs nuk zgjidhej dot!
Atëherë, Mafia kaloi në planin B! Kapi një prokuror dhe një gjyqtar që ta pezullonte Endira Bushatin. Kështu, ajo nuk do t’i “bezdiste” më!
Ndërkohë, Peza dhe paaftësia e tij vazhdonte intervistimin e kandidatëve, në kundërshtim me procedurën e përcaktuar në ligj. Në fund, mbetën 4 kandidatë: G. Salaj, G. Skënderaj, A. Basha, B. Hado.
U vendos një herë që kryetar i AMAs të bëhej Gentian Skënderaj. Për G. Salaj partnerët ndërkombëtarë ishin shprehur kundër, A.Bashën nuk e donte mazhoranca.
Por, G. Skënderaj u zbulua nga opozita si ortaku i Erjon Veliajt në aferën e 394 milionëve për vizitën e Papës.
Atëherë, për shkak të konfliktit të interesit të çdo kandidati dhe profilit të ulët profesionalo-etik të tyre, mazhoranca vendosi ta “linte në heshtje” këtë çështje, duke u “kujtuar” në fund që pa pjesëmarrjen e opozitës procedura e zgjedhjes ishte e paligjshme!!!!!!!!
Mirëpo, të martën e kësaj jave, Gjykata e Apelit e riktheu në detyrë Endira Bushatin……
Mazhoranca e kërcënuar nga Mafia Mediatike, vendos:
Gramoz Ruçi propozon futjen në rendin e ditës të vendimit për zgjedhjen e kreut të AMAs.
Propozimi pranohet!!!!!! Edhe nga Meta!!!!!
E ku ka të mos pranohet!
Mafia ka kërcënuar!
Endira Bushati nuk duhet të rrijë një minutë në zyrë!
Dhe i gjithë Kuvendi nën këmbët e saj!
“Publiku, rrallë e mëson të vërtetën deri në fund!” -> e verteta esht ———->
UALA -> Ajo cfar e djeg zonjen sesht aspak e arthmia e AMAs por xhepi i saj qe sdo mare rrogen !