Daily Mail është një gazetë e përditshme britanike e tregut të mesëm, botuar në Londër në një format tabloid. E themeluar në 1896, është gazeta e tretë e Mbretërisë së Bashkuar me qarkullimin më të lartë, pas Metro dhe The Sun.
Në një artikull ku gazeta shkruan për përdorimin e tepërt të Photoshop-it nga influencues dhe të famshëm, si një nga pikat referuese ishin edhe dy foto të Encës.
Të gjithë duan të duken bukur kur postojnë fotografi të vetes në internet. Por disa përdorues në Instagram modifikojnë plotësisht pamjen e tyre natyrore, shkruhet në artikull.
Bored Panda ka mbledhur disa nga shembujt më të mirë të njerëzve që e kanë tepruar me përdorimin e Photoshop-it – e ndër ta radhitet edhe Enca.
Nën foton e Encës që gjendet në artikull shkruan, “Një koment nën këtë post theksoi që gruaja ishte e mrekullueshme në foton e parë. Shumë nuk e kuptuan pse ajo do të dëshironte të ndryshonte pamjen e saj.”
Marrë nga Dailymail.co.uk