Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të lakuara në shoëbizin shqiptar. Ajo ka qenë vazhdimisht e pranishme në tregun muzikor, duke publikuar hite të njëpasnjëshme.
Këngëtarja nuk është e suksesshme vetëm në muzikë, por edhe në rrjetet sociale, ku është një ndër personazhet më të ndjekur dhe më të komentuar. Gjithashtu, Enca është shumë aktive në rrjet dhe padyshim që kjo ka qënë një nga faktorët kyç në suksesin e saj.
Tashmë ajo është në prag të arritjes së një tjetër rekordi në karrierë.
Krijuesja e “Break Down” është vetëm 2 mijë ndjekës larg së pasuri 1 milionë ndjekës në Youtube. Duke qënë se këngëtarja shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re, mund ta arrijë shumë shpejt shifrën prej 1 milionë.
Platforma e youtube çertifikon të gjithë ato krijues, të cilët arrijnë shifra të tilla ndjekësish. Ky është një lajm shumë i mirë veçanërisht për një këngëtare shqiptare, që karrierën e saj e ka ndërtuar në një vend të vogël, siç është Shqipëria.