Sipas revistës ndërkombëtare “Vogue”, emri më i klikuar i vitit në faqen më të klikuar në botë, në “Google”, është i një aktoreje. Dhe në fakt për shumë njerëz ka qenë surprizë, por aspak zhgënjyes. Viti 2014 rendit në vend të parë si emrin më të kërkuar në “Google”, aktoren protagoniste të super filmit “The Hunger Games”, Jennifer Lowrence.
Aktorja bukuroshe, ndër më të kërkuarat në Hollywood, siç duket është një ndër emrat më të suksesshëm të momentit dhe padyshim e tregon edhe klikimi super i madh në web. Revista “Vogue” ka renditur pesë emrat më të klikuar dhe në vend të dytë vjen seks bomba amerikane Kim Kardeshian, e cila vetëm para pak ditësh ka pozuar për një revistë të njohur, tërësisht nudo. Në vend të tretë është Taylor Swift, në të katërtin bashkshortja e rreperit amerikan Jay Z, Beyonce, një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit në të gjithë botën. Dhe në vendin e pestë, bukuroshja nga Hondurasi, Rihanna.
IMA / S. Dema