Tuna, këngëtarja e megahiteve “Fenix” dhe “MMV”, vendos këtë herë të sfidojë veten dhe të tjerët, në një zhanër shumë të dashur për të, vallëzimi.
Valer Kolnikaj, model dhe finalist në edicionin e fundit të “Big Brother”, i komentuar si një prej figurave më kontroverse nga mediat, vjen në këtë garë me synimin për të bërë zhurmë mes konkurrentëve të tjerë.
Ka lindur ne Tirane me 2 Shtator 1989. Dalja e e pare e Ronela Hajatit ne televizion shenon ne moshen 4-vjecare ne emisione femijesh.Qe e vogel ka studiuar piano dhe balet,pjesemarrese ne shume festivale femijesh duke permendur cmimin e pare ne Tetove,Maqedoni ne Festivalin e vitit. Me pas ne moshen 12 vjecare ka qene e pranishme ne spektaklin”Kerkohet nje yll”,duke vijuar 6 muaj me vone si nje konkurrente e TalentShow-t “Ethet e se premtes mbrema” dhe arriti te kualifikohej deri ne 30 kengetaret me te mire,ndonese ende nje femije.Me pas konkurrente ne “Poleposition”, Top Channel duke arritur deri ne finale. Ne moshen 16-vjecare,pjesemarrese ne “Star Academy 1″ Tv Klan,vleresohet me cmimin Best Performance pas 6 muajsh sfida te fituara. Viti 2006 do te shenonte kengen e saj te pare ne nje duet me Orgesa Zaimin ne festivalin Kenga Magjike,ku arriten te vleresoheshin me Cmimin”Tendence” me kengen e tyre “Requiem”.Ne vitin 2007 realizon kengen e pare solo”Me ty nuk shkoj” me kompozim te Flori Mumajesit. Ne vitin 2009 paraqitet ne Top Fest 6 me kengen”Shume nice” te Stines,duke arritur deri ne finale si dhe me kandidaturen ne Best R’n’B. Po ne tetor te 2009 Ronela paraqitet ne festivalin Kenga Magjike me kengen:”Kam frike te te dua” me text te Big Bastes dhe muzike nga Ervin Gonxhi.Viti 2010 do te shenonte shume shfaqje televizive,emisione,koncer
Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, lojtar në disa prej skuadrave më të mira në Shqipëri, njëherësh menaxher talentesh në UEFA, vjen në konkursin e vallëzimit të yjeve për të treguar se fusha e blertë nuk është e vetmja ku ai ka talent.
Ingrit Gjoni, këngëtarja seksi e skenës shqiptare, pas suksesit të fundit në muzikë, vjen në garën e vallëzimit të yjeve për të dëshmuar aftësitë e saj si balerinë.
Renis Gjoka, rrokeri më i kërkuar në jetën e natës, fitues i disa çmimeve të rëndësishme në festivale, shpalos prej më shumë se një dekade vlera të shkëlqyera vokale në skenën e muzikës. Nuk ka shumë kohë që ka publikuar këngën e rradhës, konkurrente në festivalin “Kënga Magjike”, ku ai e ka shijuar disa herë suksesin e një kupe. Ndërkohë, në fund të këtij viti pritet promovimi i albumit së bashku me një klip të ri. I angazhuar prej kohësh në fushata me tematikë sociale si: autizmi, barazia gjinore, etj, Renis Gjoka sfidon këtë herë veten dhe të tjerët në garën e vallëzimit.
Evi Reçi, këngëtarja e muzikës pop, e bërë e njohur për stilin e saj të veçantë, vjen në këtë konkurrim me synimin për të treguar një anë tjetër të saj.
Kristi Popa, një prej figurave më të dashura të skenës në vitet 2000, i shkëputur prej vitesh nga muzika, rikthehet në këtë edicion të “Dancing with the Stars Albania” për të treguar një tjetër aftësi, atë në kërcim.
Ermal Merdani, fituesi i fundit i “Mister Albania”-s, konkurron në “Dancing” për të dëshmuar se djemtë e bukur dinë edhe të kërcejnë.
Eva Alikaj, artisja e mirënjohur e teatrit dhe kinemasë shqiptare, pasi bëri breza të tërë që të dashurohen me interpretimin e saj brilant, vendos më së fundmi që këtë armë të saj ta përdorë në një kompeticion, ku gjuha e trupit është A-ja.
Magjinë e kinemasë e ka provuar që herët kur ishte vetëm 12 vjeç, gjë që e ka bërë ta konsiderojë si jetën e tij. Por edhe roli i fundit në teatër e ka bërë ta dashurojë skenën.
Audicionin e parë e ka fituar shumë herët, katërmbëdhjetë vite më parë kur ishte vetëm 12 vjeç, në filmin “Vals”, dhe tanimë i numëron plot dhjetë role kinematografikë në karrierën e tij. Një karrierë që ka ardhur shtruar, graduale, jo nga ato të llojit që të bëjnë nga mbrëmja në mëngjes të famshëm, duke mos preferuar të përdorë kredenciale që i vijnë nga emri i mamasë, aktores së njohur Yllka Mujo. Ka preferuar të rritet rol pas roli për të arritur në pikun e tij, aty ku e duan të gjithë; produksionet televizive, në kinema dhe skena e teatrit.
Amos Zaharia është këto kohë padyshim aktori më i lakuar. Me rolet e tij ne filmin “Amaneti” – një produksion me regji të Namik Ajazit, “Millenium”, të Besnik Bishës, si dhe në skenën e teatrit me komedinë “Loja e dashurisë dhe e rastësisë”, nga Hervin Çuli, ku publiku pas të qeshurave dhe argëtimit ka duartrokitur zhdërvjelltësinë e tij, që ka ditur të bëjë edhe një rol dytësor të rëndësishëm dhe të dallueshëm. Duke vulosur me markën e tij –jo më i njohur thjesht si djali i aktores së madhe –por si një yll i ri i skenës me një stil krejt të veçantë interpretimi, aspak i ngurtë dhe shumë modern, edhe kur bie fjala të interpretojë role klasikë. “Nuk përpiqem të bëj asgjë ndryshe, thjesht e vë veten në situatën e caktuar dhe sillem sa më natyrshëm të jetë e mundur”, – rrëfen Amosi, duke shtuar se ka zgjedhur profesionin më të bukur; atë që e lejon të jetë krijues.
Diellza Kolgeci, bukuroshja nga Kosova, me profesion juriste, e cila mban mbi krye edhe kurorën e një ‘miss’-i, vjen këtë herë përpara publikut me një rol të ri, atë të balerinës. Pasi ka eksperimentuar suksesshëm në disa zhanre të artit, si: këndim, prezantim, aktrim, e madje edhe stilim, Diellza futet në një kompeticion vallëzimi për të dëshmuar një tjetër potencial të sajin.
cfare mister ka fituar Ermal Merdari?